Kërkesa e SPAK, Bylykbashi lexon raportin e opozitës: Deputetët të votojnë pro heqjes së imunitetit
Anëtari i Këshilit të Mandateve, Oerd Bylykbashi ka lexuar sot në sallën e Kuvendit raportin e hartuar nga PD për kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bylykbashi iu drejtua deputetëve të Kuvendit duke kërkuar që të votojnë pro heqjes së imunitetit të deputetes Balluku dhe hapjen rrugë të arrestimit të saj.
'Një nga seancat që do të lerë gjurmë për mënyrën si Kuvendi garanton të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje. Sot në emër të 5 deputetëve anëtarë të Këshillit të Mandateve do të lexoj një përmbledhje të raportit të opozitës mbi kërkesën e SPAK për rastin Balluku. Kuvendi më 16 dhjetor u vu në lëvizje nga SPAK ku u kërkua dhënia e autorizimit për arrestimin e Ballukut, kërkesë e shoqëruar me provat e plota dhe relacionin përkatës. Kuvendi duhet të japë autorizimin,' tha Bylykbashi.
