Katz: Nuk ka afat kohor për luftën me Iranin
Lufta kundër Iranit do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, tha sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz.
“Ky operacion do të vazhdojë pa asnjë kufizim kohor derisa të kemi arritur të gjitha objektivat dhe një fitore vendimtare”, tha Katz.
“Deklarata e Katz erdhi gjatë një takimi me udhëheqjen e ushtrisë në selinë ushtarake në Tel Aviv”, sipas zyrës së tij.
Katz foli për suksesin mbresëlënës në sulme dhe mbrojtje me bashkëpunimin e ngushtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai pretendoi se objektet e ftohjes së trupave në spitalet në Iran ishin mbushur me mijëra anëtarë të Gardës Revolucionare dhe milicisë Basij.
Informacioni nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Ai e përshkroi udhëheqjen iraniane si një grup frikacakësh që frikësojnë gratë, fëmijët dhe të moshuarit në rrugë, të specializuar në masakra dhe vrasjen e civilëve.
“Izraeli do të vazhdojë të sulmojë me qëllim që të shkatërrojë organin e pushtetit në Teheran dhe në të gjithë Iranin ditë pas dite, shënjestër pas shënjestre”, tha Katz.
“Kjo duhet t’i mundësojë popullit iranian të revoltohet dhe të përmbysë udhëheqjen e vendit”, tha ai.

