Irani nis sulme të reja me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit

Forcat e armatosura të Iranit nisën një valë tjetër sulmesh me raketa dhe dronë ndaj Izraelit në orët e para të mëngjesit.

Alarmet për raketa u dëgjuan vazhdimisht nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit në zonën e gjerë të Tel Avivit.

Shërbimi i emergjencës “Magen David Adom” bëri të ditur se nuk ka raportime për të plagosur.

Më herët, “The Times of Israel” raportoi se raketat ose ishin interceptuar, ose kishin rënë në zona të pabanuara.

Gjatë natës, Irani ndërmori gjithashtu sulme ndaj disa shteteve të Gjirit.

Ministria saudite e Mbrojtjes njoftoi se shtatë raketa balistike dhe shtatë dronë ishin interceptuar në pjesë të ndryshme të vendit.

Në Kuvajt, Ministria e Mbrojtjes tha se ishin rrëzuar katër dronë, ndërsa një tjetër ishte përplasur në një zonë të hapur. Sirenat e alarmit ajror u dëgjuan edhe në Bahrein.

Agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim”, e afërt me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), i përshkroi lëshimet e raketave, si valën më të rëndë të sulmeve që nga fillimi i luftës.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se një ekip dronësh në Iranin perëndimor ishte eleminuar të hënën nga Forcat Ajrore izraelite, para se të mund të lëshonte dronë drejt Izraelit.

Sipas ushtrisë, operacionet po zhvillohen gjatë gjithë kohës për të goditur infrastrukturën iraniane- që përdoret për lëshimin e raketave balistike – me qëllim kufizimin e shkallës së sulmeve ndaj territorit izraelit.