RUSIA GODET KHARKIVIN! Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë plagosen
Rusia goditi qytetin ukrainas Kharkiv duke shkaktuar dy viktima dhe pesë të plagosur, sipas autoriteteve lokale. Qyteti pranë kufirit rus mbetet objektivi kryesor i sulmeve gjatë luftës.
Dy persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një dron rus goditi një godinë civile në qytetin Kharkiv, në verilindje të Ukrainës.
Rastin e bëri të ditur vetë kryetari i bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov, në Telegram.
“Fatkeqësisht kemi informacione paraprake për dy viktima,” deklaroi ai.
Guvernatori rajonal i Kharkivit, Oleh Syniehubov, tha se sipas të dhënave fillestare të gjithë të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor.
Ai shtoi se goditja e dronit shkaktoi edhe një zjarr në objektin e biznesit të goditur.
Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit ndërhynë në vendngjarje për të shuar flakët dhe për të ndihmuar personat e plagosur.
Kharkivi ndodhet rreth 30 kilometra nga kufiri me Rusinë, duke e bërë atë një nga qytetet më të ekspozuara ndaj sulmeve gjatë luftës.
Sulmi i fundit sipas analistëve tregon se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon pa shenja qetësimi.
Autoritetet ukrainase paralajmërojnë se qytetet pranë kufirit lindor mbeten veçanërisht të rrezikuara nga sulmet ajrore dhe bombardimet.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën për të menaxhuar pasojat e sulmit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

