Paralajmëron Irani: Bankat dhe institucionet financiare në Lindjen e Mesme, objektivi i radhës

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit, ka paralajmëruar se, bankat dhe institucionet financiare janë tani shënjestra në Lindjen e Mesme.

CNNgr shkruan se, ata i paralajmëruan banorët e zonës të qëndronin larg bankave brenda një rrezeje prej një kilometri.

Më parë, Presidenti iranian Masoud Peskov theksoi se Teherani po synonte vetëm bazat nga të cilat Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kishin nisur sulme në tokën iraniane që kur filluan sulmin e tyre ndaj vendit.

"Me këtë praktikë të paligjshme dhe jokonvencionale, armiku na ka dhënë dritën jeshile për të synuar qendrat financiare dhe bankat që i përkasin SHBA-së dhe regjimit sionist në rajon. Amerikanët duhet të presin hakmarrje të dhimbshme nga ne”, tha zëdhënësi iranian.