Diell dhe kthjellime në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2026, 07:45
Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
