Ç'PO NDODH? "One Albania" ndez sirenat e alarmit: Ra sistemi? Raportohet ndërprerje e përkohshme e shërbimeve në disa zona të vendit
Abonentët fatkeqë të kompanisë celulare One Albania nuk po gjenë dot ‘derman’.
Prej orësh sistemi i lidhjes telefonike e interneti është ndërprerë.
Website është jo online dhe raportohen probleme me shërbimin e kompanisë së telekomunikacionit One në disa zona të vendit.

Sipas informacioneve që kanë qarkulluar gjatë mbrëmjes, një pjesë e përdoruesve kanë hasur vështirësi në përdorimin e internetit dhe në kryerjen e telefonatave, çka dyshohet se lidhet me një ndërprerje të përkohshme të sistemit.
Aktualisht nuk ka ende një reagim zyrtar nga kompania lidhur me shkakun e kësaj situate, ndërsa pritet që shërbimi të rikthehet në normalitet.

One Albania është një ndër kompanitë më lehtësisht të hakerueshme, duke qenë se hera herës kanë ndërhyrë në sistemin e tyre dhe e kanë hakeruar.
Kjo, pasi kompania, në papërgjegjshmëri totale, ashtu si dhe sot, nuk është kujdesur të mbrojë sistemin dhe klientët e vet.
Por, One Albania mund të bëjë ç’të dojë për sa kohë që nuk ka një ndërhyrje nga ana e shtetit, në mbrojtje të konsumatorit./ Faktor.al

