Rasti "Balluku", Komisioni Evropian për "Ora News": Imuniteti, çështje e Kuvendit

Komisioni Europian i është përgjigjur interesit të Ora News lidhur me qëndrimin e maxhorancës për imunitetin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Europian, institucioni nuk komenton mbi çështje që janë ende në proces.

Ai shtoi se është përgjegjësi e Parlamentit të Shqipërisë të trajtojë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij.

Në këtë mënyrë, Komisioni Europian ruan distancën dhe nuk hyn në debat mbi vendimet e brendshme të Kuvendit shqiptar.

Rasti "Balluku", Komisioni Evropian për "Ora News":