"Miku i Veliajt propozon ndryshime për paraburgimin", Këlliçi: Drejtësia po ndryshohet për t’i shërbyer pushtetit
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar pas një iniciative të Kreut të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi për të ndryshuar praktiken e sigurimit personal duke zbutur standardet e paraburgimit, ngre dyshime të qarta për momentin dhe qëllimin real të saj!
Këlliçi ngre dyshime serioze se një projekt i tillë do të përdorët për të liruar nga qelia të korruptuarit.
“Çdo vendim i tillë vetëm sa forcon dyshimin e bindjen se sistemi po ndryshohet për t’i shërbyer pushtetit e korrupsionit dhe jo qytetarëve”, shkruan Këlliçi duke bërë publike edhe miqësinë e ngushta që ka ndërmjet Sadushit dhe kreut të bashkisë së Tiranë i cili ndodhet ne burg.
REAGIMI
Nisma më e fundit e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, për të ndryshuar praktikën mbi masat e sigurimit personal duke zbutur standardet e paraburgimit, ngre dyshime të qarta për momentin dhe qëllimin real të saj!
Në vend që drejtësia të forcojë luftën kundër korrupsionit, që është gangrena më e madhe e vendit tonë, aktualisht po tentohet të hapet një debat për dobësimin e një prej instrumenteve më të rëndësishme kundër abuzimit me pushtetin dhe prishjes së provave.
Akoma më problematik është fakti se kjo nismë vjen pikërisht nga një figurë për të cilën prej kohësh në opinion publik flitet për një afërsi politike me Erion Veliaj dhe personi në fjalë konsiderohet gjerësisht si një ndër komunistët e fundit në sistemin e drejtësisë.
Kur drejtësia dhe politika shfaqen kaq pranë njëra tjetrës, çdo vendim i tillë vetëm sa forcon dyshimin e bindjen se sistemi po ndryshohet për t’i shërbyer pushtetit e korrupsionit dhe jo qytetarëve.
Drejtësia duhet të jetë mbi politikën, jo në shërbim të saj.
