“Kërcet” grushti në PD-në e Shkodrës! Sherr dhe përplasje fizike brenda selisë pak ditë para zgjedhjeve për kryetarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 11:13
Mbledhja e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike në Shkodër mbrëmjen e së hënës për konfirmimin e kandidatëve për kryetar të degës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes anëtarëve.
Konfirmimi i vetëm dy kandidatëve nga selia qendrore, ndonëse lista e propozuar nga baza kishte qenë më e gjatë, ka shkaktuar debate të forta gjatë diskutimeve.
Disa prej anëtarëve kanë kundërshtuar vendimin, duke ngritur pikëpyetje për kriteret e përzgjedhjes. Debatet verbale më pas kanë degjeneruar në përplasje fizike e fyerje mes disa pjesëmarrësve në mbledhje.
Të pranishmit kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Zgjedhjet për kreun e degës së PD Shkodër pritet të mbahen më 15 mars./Shqip
