Ambasada e SHBA-së: Pavarësia e institucioneve të drejtësisë, kriter kyç për vijimin e bashkëpunimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2026, 12:43
Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë.
E pyetur nga News24 për një qëndrim lidhur me refuzimin e PS për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, nje zyrtar i ambasadës së SHBA në Tiranë shkruan:
“Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për vazhdimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit ndërkombëtar”.
Në përgjigjen e emailit nga ambasada e SHBA, thuhet gjithashtu se “Nuk kemi koment për çështje ligjore që janë në proces”.
