Mbrojtja e ish-ministres/ Neza: PS përmes vendimit të fundit kanë ndërtuar një barrierë me strukturat e hetimit
Analisti Sami Neza në një lidhje direkte në Ora News, ka folur për vendimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste lidhur me mbrojtjen politike të Belinda Ballukut dhe ndikimin që kjo lëvizje mund të ketë në raportin mes politikës dhe drejtësisë.
Sipas Nezës, vendimi i mazhorancës nuk lidhet vetëm me një rast të veçantë, por me mënyrën se si politika do të raportojë në vijim me institucionet që hetojnë korrupsionin, si struktura dhe gjykatat e posaçme.
“Përmes këtij vendimi Partia Socialiste dhe qeveria në fakt kanë ndërtuar një barrierë me institucionet e hetimit dhe vendimmarrjes ligjore kur bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit. Kjo nuk është një barrierë e ndërtuar vetëm për zonjën Balluku, por një mekanizëm që mund të funksionojë edhe në raste të tjera për sa kohë mazhoranca aktuale është në pushtet.”- tha analisti.
Në analizën e tij, Neza e cilësoi këtë moment si një provë për raportin mes qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke shtuar se vendime të tilla ndikojnë jo vetëm në sistemin gjyqësor, por edhe në mënyrën si perceptohet pavarësia e drejtësisë nga opinioni publik.
Ndiqni intervistën e plotë:
