FOTO/ Tritoli në makinën e Oltion Klosit/ Aktiviteti i tij në Spanjë dyshohet si shkak i vendosjes së eksplozivit

Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me tritolin e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të 36-vjeçarit Oltion Klosi, në rrugën “Vasil Noçka”, Tiranë.

Raportohet se Oltion Klosi jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës dhe dyshohet se aktiviteti i tij në Spanjë të jetë motiv për vendosjen e tritolit.

Mësohet se Klosi figuron të tjetë një person me precedent penal.

Ndërsa kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin në momentin që vendos tritolin. Ai ka ardhur me biçikletë dhe më pas largohet po me biçikletë pasi vendos tritolin në automjet.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

FOTO/ Tritoli në makinën e Oltion Klosit/ Aktiviteti i tij në
Oltion Klosi