Seanca e radhës për Gërdecin, Fatmir Mediu paraqitet në SPAK

Këtë të martë në GJKKO ka vijuar gjykimi i dosjes Gërdeci ku Fatmir Mediu është marrë i pandehur për vepren penale te shpërdorimit të detyrës .

Përballë gjyqtares Irena Gjoka dhe prokurorit Arben Kraja, avokati mbrojtjës Henrik Ligori relatoi mbi disa  parashtrimet e prokurorisë

Ligori: Ministria e mbrojtjes është një strukturë me dy krerë  një pjesë politike dhe pjesa tjetër shtabi i pergjithshëm. Njerëzit që kanë pasur përgjegjësi për Gërdecin kanë marrë përgjegjësi.

Sa i takon akuzës për municionet, nuk ka asnjë akt ligjore që e ndaj kalibër i madh dhe kalibër i vogël.

Ministri i mbrojtjes përgjigjet për politikat e ministrisë. Nuk mund të akuzohet se nuk i njeh kalibrat.Me këtë punë merret shtabi i përgjithshëm.

Si mundet që ministrit politik ti ngarkohet përgjegjësi teknike.

Sa i takon akuzës së transportit, nuk është detyra e ministrit sepse ka strukturë që merret me faturat.

Duket që akuza e bërë nga prokurori është e pa mbështetur.

Irena Gjoka lexoi para gjykatës përgjigjen e kërkesës së mbrotjesve për përjashtimin e saj.

Gjoka: Pasi u mor në shqyrtim është vendosur papajtueshmëri mbi kërkesën e mbrojtjes. Mos rrespekti i afatit ka sjell edhe papajtueshmëri të kërkesës se avokateve.