Ngjarje e rëndë në Tiranë! Ndodh në banesën e tij, 47-vjeçari i jep fund...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 22:12
Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në një ngjarje që dyshohet të jetë vetëvrasje.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, rreth orës 21:40, në rrugën “Sotir Caci”.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi me iniciale B. G. dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke përdorur një armë zjarri pistoletë brenda në banesën e tij.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
