Reforma në Drejtësi nën akuza, Karanxha: U shpenzuan miliona dhe sistemi u shkatërrua
I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, ish-prokurori Ervin Karanxha u shpreh se reforma në drejtësi është shoqëruar me shpenzime të mëdha nga donatorët dhe sipas tij është kthyer në një “biznes”, ndërsa kërkoi transparencë për fondet e investuara dhe rezultatet e arritura në sistemin e drejtësisë.
“Vinin të huaj nga jashtë me rroga nga 20-30.000 euro në muaj, futshin lekët në xhep, shkonin në seminare në Pogradec, në Shkodër, në Durrës, e njohën dhe kulturën e Shqipërisë.
Mos të them që mund të kenë qenë duke kërcyer dhe te vila e Enver Hoxhës, aty te vila numër 31.
Pra, kemi një grup personash që merrnin rroga të majme dhe sot marrin nga 20.000 euro në muaj, që gjoja ne vëzhgojmë të shkojmë në Evropë. Ndërkohë, si u propagandua?
Nuk ka qenë vetëm korrupsioni që u ngrit si propagandë, po ka qenë pesë pika. Thosh se gjyqet janë shumë të zgjata, thotë. Janë 16.000 dosje në dorës. Duhet të marrim masa dhe neve, reforma e re do ketë dosje fare zero. Aksesi në drejtësi është shumë i vogël. Përkundrazi, neve do afrojmë gjykatën afër qytetarit. Kemi mungesën e pavarësisë, janë standarte të ulëta të etikës. Dhe të gjithë këto u propaganduan.
Një sekretare ju gjetën tek tubi i shkarkimit të gazrave 650.000 euro, iku ky lajm, po të kesh parasysh, ka rrjedhur. Me pesë prioritetet dhe për mendimin tim personal është biznes, dhe shteti shqiptar duhet të bëjë transparent sa para janë hedhur dhe janë investuar nga donatorët shqiptarë dhe donatorët e huaj për të shkatërruar sistemin e drejtësisë”, u shpreh Karanxha.
