Reforma në drejtësi, Zhllima lëshon ‘b*mbën’: Është mashtrimi më i madh për publikun

I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, avokati Gylsen Zhllima u shpreh se reforma në drejtësi është një mashtrim për publikun dhe një formë diskriminimi ndaj punonjësve të sistemit, duke theksuar se korrupsioni në drejtësi është një fenomen që lidhet edhe me sjelljen e shoqërisë dhe mënyrën si kërkohet përfitimi i padrejtë.

“Reforma në drejtësi është mashtrimi për publikun, është diskriminimi për punonjësit e drejtësisë, sepse në fund të fare drejtësia gjykon mbi provat dhe nuk paragjykon mbi perceptim.

Dhe mos të harrojmë faktin se sistemi i reformës në drejtësi është patjetër ajo që ne themi pjesa funksionale, po mos të harrojmë edhe faktin tjetër, që korrupsioni është vetë një sistem, i cili futet ose ë bashkohet gradualisht tek mënyra se si personat duan të përfitojnë të drejtën.

Pra, qytetari shqiptar përballet tek reforma. Përballet te drejtësia e tij. Pra do të thotë ai është kërkuesi për dhënien e drejtësisë.

Por nga ana tjetër, po korrupsioni, që është sistemi i brendshëm i drejtësisë, vjen përsëri po nga qytetarët, të cilët janë, jo të gjithë, po një pjesë, që kërkojnë që diçka ta marrin në mënyrë të padrejtë.

Pra, si ka mundësi ne të flasim për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, kur e dimë shumë mirë si shoqëri që silllem, në një moment të caktuar themi të gjejmë mikun tonë.

Ky ka qenë modeli dhe ky model ekziston edhe sot.

Pra, kur ti ke mungesë meritokracie, kur ti konkurencën e quan diskriminim, kur ti shanset i quan të pabarabarta, ti nuk mundesh në 2016-ën, pa përmirësuar nivelet e tjera, administratën publike, qytetarët t'i japësh modelin përmes politikës se si duhet të sillet drejtësia, atëherë ti eja dhe bëj një reformë, një verifikim, një veting, po më ndryshe.

Çfarë? Ti nuk mundesh me pretekstin se korrupsioni qenka kaq shumë lart, t'i heqësh prokurorët dhe gjyqtarët nga detyra, sepse ti si shtet i mëson qytetarët që të cenojnë sigurinë juridike.

Siguria juridike nuk është vetëm kur normohet një ligj i cili nuk duhet të heq në mënyrë të padrejtë të drejtat e përfituara, po është edhe për ata për atë të cilin është në sistem, i cili duhet të ndëshkohet në mënyrë graduale, të spostohet nga sistemi i drejtësisë dhe të ndëshkohet në mënyra të tjera gradualisht.

Po nga ana tjetër, në rast se ti do të sjellësh reformën që duhet t'i japi këtyre qytetarëve edhe të drejta, por edhe ata të përfitojnë dhënien e drejtësisë konkrete, duhet të kishe dhe një shkollë magjistrature, e cila duhet të kishte sa më shumë gjyqtarë që sot mos të ishim tek reforma e mashtrimit dhe dështimit. Sepse e gjitha kjo është një sistem në tërësi.

Nuk është, pra, me parafolësit nuk bie dakord në shumë studio që thotë SPAK-u është ishull, ndërsa ka gabime”, u shpreh Zhllima.