“Linçim publik!”/ PS refuzoi arrestin e Ballukut, Këlliçi përplaset me Baton Haxhiun
Mazhoranca socialiste me urdhër të Edi Ramës, ka refuzuar kërkesën e SPAK për ti hequr imunitetin Belinda Ballukut.
Lidhur me këtë çështje, kanë debatuar deputeti i PD, Belind Këlliçi dhe analisti Baton Haxhiu.
Të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Këlliçi, ka deklaruar se Rama po mbron Ballukun dhe SPAK ka vërtetuar se ajo u ka bërë presion dëshmitarëve, ndaj i duhej hequr imuniteti për t’u përballur me drejtësinë. Sipas tij janë 60 mijë faqe prova që tregojnë veprat penale të Ballukut.
Ndërsa analisti Baton Haxhiu, deklaroi se ndaj Ballukut ka patur linçim publik dhe sipas tij nuk është respektuar parim i prezumimit të pafajësisë.
Baton Haxhiu: Më thuaj argumentet juridike pse duhet hequr imuniteti? Përmendët 16 mijë faqe. Një prokurori që vendos 16 mijë faqe në tryezë, e konsideroj jo serioze. Do të doja të vendoste dy faqe dhe të vendosë argumentet e korrupsionit. Ju ku i keni argumentet tuaja për korrupsion?
Belind Këlliçi: Këto nuk janë argumentet tona, të PD-së.
Baton Haxhiu: Çfarë keni gjetur në dokumente meqenëse keni patur rast ti shihni?
Belind Këlliçi: Janë 16 mijë faqe, që në kërkesën zyrtare janë përmbledhur në 41 faqe. Meqë kanë dashur me shumë detaje anëtarët e PS, kanë vënë në dispozicion 16 mijë faqe. Sipas dijenisë time, të gjitha aktet shkojnë në 60 mijë faqe. Për sa kohë është e faktuar nga prokuroria, me përgjime nga prokuroria, që cdo ditë pas momentit të parë të komunikimit të akuzës fillestare, që nëse Balluku do të jepte dorëheqjen dhe do të pranonte verdiktin e SPAK që në dhjetor, kam përshtypjen se kjo situatë nuk do të agravonte deri në këtë pikë. SPAK ka faktuar që zonja në fjalë, kur ka shkuar në zyrë, ka vijuar të intimidojë dëshmitarët, ka shkuar të prishë prova. Është e njëjta qasje, akuzë, logjikë, që kemi përdorur në protestat e Bashkisë Tiranë, ku thoshim kreu duhet të largohet pasi prish provat. Është faktuër nga SPAK, nuk besoj se ka një prokuror që ka kurajon apo guximin, apo është aventurier, që të kërkojë arrest për numrin dy të shtetit, bazuar në thashetheme. As në Afrikën qendrore nuk ndodh.
Belind Këlliçi: Është shkelja e barazisë në tendera, është e faktuar, kur ka shpallur tenderin e tunelit Llogarasë, ka kërkuar anullim, pastaj është zhvilluar takim bashkë me krueministrin me kompaninë, pastaj është hapur tenderi me 50 mln euro më shumë, e ka fituar tendering kompania turke. 99.9% i ka bërë kompania fillestare shqiptare që fitoi tenderin herën e parë. Në rastin e Unazës së Madhe janë të faktuara komunikimet që ajo shpërndan fituesit e loteve. Ne duhet të qëndrojmë te prezumimi i pafajësisë, por ky njeri kaq i fuqishëm, që prokuroria tregon përgjime se si janë intimiduar dëshmitarët, nuk mund të qëndrojë në zyrë.
Baton Haxhiu: Po kthehemi te një kronologji e ngjarjeve. Prokuroria nuk ka qenë e penguar të marrë të gjithë dokumentacionin në ministri dhe i ka marrë. Dosja e kësaj ministrie ka qenë në prokuroi një vit e gjysëm apo dy, para akt-akuzës. Kur janë bërë nga arkiva e ministrisë në arkivën e prokurorisë, nuk e di sim und të prisheshin provat. Ti thua për prezumimin e pafajësisë, por është vijë ndarëse mes shtetit ligjor dhe lincimit publik. Ky ëshrtë gabimi që SPAK kë bërë. Mosbesimi që ka krijuar, ka përhapur apo ka ndërtuar rrëfime, që janë lincim publik, gati të patolerueshëm. Kjo është shumë serioze.
Belind Këlliçi: Nëse keni prova, faktojini këto.
Baton Haxhiu: PRovat janë nga dosja, ju kanë dhënë mediave të caktuara, që pastaj është bërë lincim publik.
Belind Këlliçi: Dosja nuk është sekret hetimor. PD ka qëndruar tejet korrekte dhe strikt kërkesës së SPAK, që asnjë akt i konsideruar sekret, të mos bëhet puboik, pasi mbajnë përgjegjësi penale deputetët.
Baton Haxhiu: Jam i parimit që prokurorinë dhe sidomos gjykatën, ta cojë në qiell lëndën e vet ose vitet e dënimit, por ajo që kam problem është që ndonjëherë duhet ta mbrojmë drejtësinë e pavarur, nga drejtësia e nxituar. Kjo prokurori e ndërtuar me shumë mund dhe lekë, shumë lehtë mund të jetë e nxituar dhe kjo drejtësi e nxituar humb besimin dhe nuk e kthejmë dot kurrë më. Këtu duhet të kemi kujdes. Nuk kam problem që njeriu i korruptuar të dënohet. Por nëse vepra penale që parashikojnë 2 apo 3 vjet, nuk duhet të prezumohet pafajësia dhe pastaj të kemi lincim publik dhe pastaj të bëjmë dënimin publik. Prokurori nuk mund ta thotë ashtu në një ambjent si parlamenti. Korrigjues duhet të jetë gjykata.
Belind Këlliçi: Prokuroria e ka shprehur qëndrimin, që kemi të bëjmë me shkelje ligjore të përsëritur 9 herë që dënohet cdo herë 4 vite dhe në total mund të shkojë deri në 36 vite. Ata kanë qenë të qartë në raport me hetimet që kanë kryer.


