RAPORTI VJETOR/ SPAK: 30 zyrtarë nën hetim gjatë 2025-ës, 18 janë dërguar në gjykatë. Nismat politike rrezik serioz për vetë shtetin e së drejtës
Gjatë vitit2025, janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedimet të reja, të
regjistruara gjatë vitit 2025 dhe 39 prej të cilave janë bashkuar, ndërsa 577 janë të mbartura nga
viti 2024.
Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një rritje prej 4.9% të volumit të hetimeve
penale (nga 793 në 832).
Po ashtu, raporti mes procedimeve penale të reja dhe çështjeve/hetimeve

të përfunduara u rrit me rreth 6.67% gjatë vitit 2025, krahasuar me vitin 2024.
Sa i përket volumit të punës në mbylljen e hetimeve, Prokuroria e Posaçme ka vijuar të tregojë
qëndrueshmëri me 216 çështje/hetime të përfunduara në vitin 2025, duke ruajtur të njëjtin nivel
me vitin 2024.
Gjithashtu, retorika politike dhe mediatike mund të ndikojë në perceptimin publik
dhe në autoritetin e institucionit, si dhe mund të shërbejë edhe si faktor nxitës për rritjen e nivelit të kërcënimeve nga krimi i organizuar. SPAK do ti konsideronte veçanërisht
shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj.
Ndërhyrje të tilla do të përbenin rrezik serioz për funksionin kushtetues të SPAK dhe për vetë shtetin e së drejtës.
Në vitin 2025, SPAK ka vijuar të intensifikojë luftën kundër korrupsionit, duke regjistruar një
rritje prej 17.7% të çështjeve/hetimeve të reja dhe 12.2% të çështjeve/hetimeve të përfunduara.
Ky aktivitet i shtuar reflektohet në dërgimin në gjykatë të 24 procedimeve me 147 të pandehur për
korrupsion jo të nivelit të lartë, si dhe 10 procedimeve me 13 të pandehur për korrupsion të nivelit
të lartë. SPAK ka vijuar me vendosmëri hetimin e zyrtarëve të nivelit të lartë, me 6 procedime të
reja dhe 16 persona nën hetim.

Nga 30 zyrtarë dhe ish zyrtarë ta lartë nën hetim gjatë vitit 2025,
mbi 50% e tyre (18) janë dërguar në gjykatë me kërkesë për gjykim, ndërsa 10 prej tyre janë
dënuar me vendim të formës së prerë, duke treguar qëndrueshmëri dhe efektivitet në ndjekjen
penale në nivelet më të larta të administratës publike.