Takimi me demokratët në Vlorë, Salianji: Na takon të bëjmë gjithçka për të larguar Edi Ramën

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se demokratët duhet të bëjë  gjithçka për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salianji ka publikuar disa foto gjatë takimit me demokratët e Vlorës.

Ai u takua me qytetarët dhe demokratët ditën e djeshme në qytetin e Vlorës. Krahas postimit të tij ai shkruan se korrupsioni e ka kalbëzuar qeverinë, e ka rrënuar moralisht dhe delegjitimuar atë.

Postimi i Ervin Salianjit:

Me demokratët e Vlorës!

Korrupsioni e ka kalbëzuar qeverinë, e ka rrënuar moralisht dhe delegjitimuar, na takon ne demokratëve të bëjmë gjithçka për të larguar Edi Ramën!