TË GJITHA AKUZAT/ Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj
Këtë të hënë zhvillohet seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas informacioneve, seanca do të mbahet në orën 9:30. Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatoret do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim çështjen e Veliajt dhe 28 personave të tjerë që janë pjesë e dosjes.
Prej më shumë se një viti, Veliaj ndodhet në qelitë e Burgut të Durrësit pasi SPAK-u ka provuar 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Ndaj kryebashkiakut rëndon vepra penale e 'korrupsionit aktiv dhe pasiv’, ‘shpërdorim detyre’, ‘pastrim i produkteve penale’, ‘fshehje e pasurisë’ dhe ‘futje e sendeve të ndaluara në qeli’.
Më konkretisht, ndaj Veliajt qëndrojnë këto akuza:
1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” sh.p.k., parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;
10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;
11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;
12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;
13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Erion Veliaj është lënë në burg nga të gjitha nivelet e gjykatave, pasi qëndrimi i tij jashtë qelisë do të rrezikonte prishjen e provave.
Ndërkokë, përgjatë një viti, Veliaj ka përdorur lobime, artikuj të paguar dhe mediat e tij, duke u përpjekur prej rreth 7 muajsh të shtyjë gjyqet pasi i druhet drejtësisë.


