Ankimimi i Ballukut, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi pezullimin nga detyra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2026, 09:38
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi pezullimin e masës së sigurisë të Belinda Ballukut. Zyrtarja kishte bërë ankimim në Apel kundër vendimit të GJKKO.
Disa javë më parë Apeli i Posaçëm nuk pranoi shqyrtimin e ankimit, derisa të shprehej Gjykata Kushtetuese.
Pasi kjo e fundit la në fuqi pezullimin e vendimit, duke rrëzuar pretendimet e kryeministrit Rama, Apeli i Posaçëm vendosi ta rihapë sërish.
Ndërkohë, Belinda Balluku është shkarkuar nga dy funksionet që mbante në qeveri, atë të zv.kryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
