Bisedë telefonike Trump-Starmer/ Fokusi në përdorimin e bazave të RAF dhe te konflikti në Lindjen e Mesme

Donald Trump dhe kryeministri britanik Keir Starmer kanë zhvilluar një bisedë telefonike, disa orë pas kritikave të fundit të presidentit amerikan ndaj Starmer.

Gjithashtu ata diskutuan për situatën në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimin ushtarak midis Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së, tha një zëdhënës i Downing Street.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe “përdorimi i bazave të RAF në mbështetje të vetëmbrojtjes kolektive të partnerëve në rajon”.

Kryeministri britanikt gjithashtu ndau ngushëllimet e tij të sinqerta me presidentin Trump dhe popullin amerikan pas vdekjes së gjashtë ushtarëve amerikanë, shton zëdhënësi.