“Luftës i duhet një fund i përhershëm”/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Nëse s'arrijmë aty, do vazhdojmë l*ftën për hir të popullit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2026, 16:56
Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë të ‘luftojë për hir të popullit tonë.
Abbas Araghchi hodhi poshtë thirrjet për armëpushim në Lindjen e Mesme. Gjithashtu ai ka akuzuar se SHBA-të dhe Izraeli “po vrasin njerëzit”.
Ai thotë se Izraeli dhe SHBA-të e kanë thyer tashmë armëpushimin e arritur për t’i dhënë fund luftës 12-ditore.
“Luftës i duhet një fund i përhershëm”, tha ai, duke shtuar: “Nëse nuk arrijmë deri aty, mendoj se duhet të vazhdojmë të luftojmë për hir të popullit tonë dhe sigurisë sonë.”
