"Trump nuk synonte vendosjen e trupave tokësore në Iran"/ Leavitt: Presidenti s'e ka hequr këtë opsion

Vendosja e trupave tokësore në Iran nuk është pjesë e planit aktual të Donald Trump, por presidenti "nuk e ka hequr opsionin nga tavolina".

Sipas mediave të huaja, kështu deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një intervistë me Fox News, duke theksuar se operacioni kundër Iranit do të vazhdojë për momentin të jetë një fushatë sulmesh ajrore.