Zelensky në takim me Kryeministrin holandez: Prodhimi i përbashkët të a*mëve me Holandën është i rëndësishëm

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky dhe kryeministri holandez Rob Jeten ka zhvilluar bisedime lidhur me prodhimin e përbashkët të armëve.

Zelensky ka ndarë detaje nga takimi duke thënë se prodhimi i përbashkët i armëve me Holandën është shumë i rëndësishëm dhe se do të vazhdojnë të zgjerojnë këtë përpjekje.

“Prodhimi i përbashkët i armëve me Holandën është i rëndësishëm dhe ne sigurisht që do të vazhdojmë ta zgjerojmë këtë përpjekje të përbashkët. E diskutuam këtë me detaje gjatë takimit; investimet, licencat dhe vëllimet e mundshme të prodhimit”, tha Zelensky nëpërmjet një postimi në platformën X.