Standarti i dyfishtë i medieve, Qyno: Dike e sakatojnë dhe dikë e ledhatojnë, madje me të dyja duart
Gazetari Elton Qyno denoncon pabarazinë në trajtimin e gazetarëve nga media dhe institucionet, duke theksuar se disa raste kalojnë pa u raportuar ndërsa të tjerat bëhen objekt lajmesh sensacionale, duke reflektuar një standard të dyfishtë në publikimin e informacionit.
Elton Qyno:
Një vendim Gjykate i GJKKO-së rrëshkiti die pa u raportuar dhe ato 3 portale që folën thatësisht, më parë kafshuan gjuhën se sa folën.
Nderkohe kur SPAK vendosi masa sigurimi ndaj 2 gazetarëve të Kronikës së Zezë, Elton Qyno dhe Artan Hoxha, nuk u kursyen gazetarët pa bërë “balonë” lançimi në publik dy kolegët e tyre.
Madje kishte nga ato autoshkolla seksi që kërkonin më shumë ti bënin dy gazetarëve, jo aq pak sa kishte vepruar SPAK.
Kjo është vija paralele që dike e sakatojnë dhe dikë e ledhatojnë, madje me të dyja duart.
Sa për dijeni në seancën e parë të organizatës kriminale me 21 të pandehur, të vetmit që ishin në sallën e gjyqit ishin dy gazetarët Qyno dhe Hoxha si dhe kapoja i organizatës kundërshtare të organizatës në gjykim A.Capja, i cili edhe pse ishte viktimë e veprave penale në këtë proces, çuditërisht ndodhej në kafazin e xhamtë, ku si rregull qëndrojnë të arrestuarit dhe jo viktimat
