8 Marsi në Shtëpinë e të Moshuarve “Rrezet e Jetës” / Mes trëndafilave dhe përqafimeve, një festë e veçantë për gratë e moshës së tretë

Ndonjëherë mjafton një trëndafil për të sjellë buzëqeshje… dhe për të mbushur sytë me lot gëzimi.Kështu u festua 8 Marsi në Shtëpinë e të Moshuarve “Rrezet e Jetës”. Me trëndafila në duar, administratorja Lili Sadaj surprizoi zonjat e kësaj shtëpie në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.Mes emocioneve dhe buzëqeshjeve, ato e falënderuan për përkujdesjen dhe dashurinë që u jep çdo ditë. Edhe pse larg fëmijëve, në këtë shtëpi thonë se kanë gjetur një familje tjetër.

Me një tufë trëndafilash në duar dhe një buzëqeshje të ngrohtë, Administratorja e Shtëpisë të të Moshuarve “Rrezet e Jetës” Lili Sadaj kishte vendosur t’i surprizonte zonjat e shtëpisë, për të cilat kujdeset prej më shumë se një dekade

Kështu nisi festa e 8 Marsit në Shtëpinë e të Moshuarve “Rrezet e Jetës”.

Mes lotëve të gëzimit dhe emocioneve, zonjat e falënderojnë Lilin për përkujdesjen dhe dashurinë që u jep çdo ditë.

Në sytë e tyre shihet mirënjohja. Për shumë prej tyre, Lili është bërë njeriu që ua zëvendëson mungesën e fëmijëve që nuk i kanë pranë.

Mes muzikës bisedave dhe kujtimeve zonjat festuan së bashku

Administratorja e shtëpisë së të moshuarve, rrezet e jetes  Lili Sadaj, tregon se prej 18 vitesh kujdeset për të moshuarit dhe se çdo vit kjo festë është një moment shumë i veçantë për të.

thotë se me kalimin e viteve familja e saj është bërë edhe më e madhe, sepse çdo i moshuar këtu është pjesë e saj.

Në këtë 8 Mars, mes trëndafilave, përqafimeve dhe emocioneve, u kujtua edhe një herë se përkujdesja dhe respekti për moshën e tretë janë dhuratat më të çmuara që mund t’u japim.