Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (08-09 mars 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Britania e Madhe përfshihet nga reshje të dendura shiu e dëbore për shkak të një cikloni në veriperëndim, ndërsa Europa Lindore mbetet me dëborë dhe temperatura të ulëta.

Pjesa më e madhe e kontinentit, përfshirë gadishullin Iberik, Europën Qendrore dhe Ballkanin, dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, ne vend paraqiten Alternime kthjellimesh dhe vranësirash; pasditja sjell shtim vranësirash në qendër dhe lindje me mundësi për rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat luhaten nga 4°C deri në 22°C. Era fryn lindore deri 28 km/h, me dallgëzim të ulët.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Europa Qendrore, Ballkani dhe Peloponezi priten me mot të qëndrueshëm dhe diell. Vendet nordike dhe rajoni i Balltikut me vranësira dhe reshje shiu e dëbore,.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja pritet me kthjellime dhe vranësira, me mundësi për reshje në zonat qendrore; pasditja sjell përmirësim dhe mot më të kthjellët.

Temperaturat luhaten nga 3°C deri në 21°C. Era fryn juglindore mbi 35 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.

Shohim tani temperaturat minimale dhe maksimale sipas MeteoAlb për vendin dhe rajonin.