Aksidenti i djeshëm në Shënkoll-Rrillë/ Arrestohet shoferja pasi përplasi mjetin e 20 vjeçarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2026, 15:53
Është vënë në pranga drejtuesja e mjetit që u përplas më një tjetër makinë mbrëmjen e djeshme në aksin Shënkoll-Rrillë.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, rreth orës 09:50, në aksin rrugor “Shënkoll–Rrilë”, shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasen A. P., 35 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi automjeti që ajo drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. K., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
