Operacioni për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv në Zvicër, dyshime për dekonspirim! SPAK zbardh edhe vr*sjen e Bledar Birçajt në Vlorë

Një tjetër person është arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK, të zhvilluar këtë të shtunë në Vlorë, ku u godit grupi i Ines Hajrullës.

Sipas raportimeve në media, përpos efektivit Rizart Kuci, është arrestuar në Zvicër edhe Hamëz Demushi, ish-punonjës i Policisë. Të dy dyshohen si anëtar të grupit kriminal të Hajrullës.

Fokusi i aksionit të sotëm ishin pikërish Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “Kakaçi” dhe Ervis Matodashaj, i njohur si “Çoke Qorri”, dy personazhe të krimit të organizuar në qytet.

Të dy i kanë shpëtuar aksionit dhe nuk janë arrestuar. Ka dyshime se aksioni mund të jetë dekonsipiruar dhe kanë patur informacion dhe janë larguar.

Operacioni i zhvilluar nga RENEA dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në Vlorë ka zbardhur gjithashtu vrasjen e Gentjan Qarrit dhe atë të Bledar Birçajt. Po ashtu janë zbardhur episode të trafikut të drogës Gjermania dhe Holanda. Ndërkohë deri më tani ende nuk ka një reagim zyrtar nga ana e SPAK.

Operacioni për grupin e Hajrullës, arrestohet dhe një ish-efektiv

SPAK zbardh edhe vrasjen e Bledar Birçajt

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve në media, SPAK, pretendon se përpos vrasjes së Gentian Qarrit, ka zbardhur dhe një tjetër ngjarje të rëndë në Vlorë, siç është vrasja e Bledar Birçajt.

Sipas raportimeve vrasjet janë zbardhur përmes bisedave në aplikacionin “Sky”, ndërsa në lidhje me këto të fundit janë lëshuar disa urdhër arreste mes të cilëve, Ines Hajrulla dhe Ervis Matodashajt, Flodian Plaku, Rezart Kuçi dhe Hamëz Demushi.

Vrasja e Bledar Burçajt

Bledar Birçaj u vra më 11 Maj 2021 në një atentat të mirëorganizuar në automjetin e tij “BMW” X5 në vendin e quajtur “Bishti i Kalldrëmit”.

Në drejtim të automjetit është qëlluar mbi 10 herë. Vrasja e Bledar Birçaj ka mbetur ende pa autor, ndërsa pista kryesore e hetimit atëherë u tha se ishin konfliktet e mundshme të tij në Spanjë, prej nga ishte kthyer një muaj para se të ekzekutohej.

Emri i tij nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2011 është arrestuar në Vlorë si i dyshuar për vrasje duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Birçaj sakaq rezultonte edhe pronar i një biznesi në Vlorë.

Një tjetër ngjarje ku ka qenë subjekt institucioneve ligjzbatuese është ajo e vitit 2010, kur Birçaj së bashku me vëllanë e tij kanë dhunuar juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.