SISTEMI I RI I VIZAVE NË BRITANI/ Aplikimet tashmë bëhen përmes sistemit digjital
Mbretëria së Bashkuar ka futur një sistem të ri digjital për menaxhimin e vizave dhe statusit të emigracionit. Sipas avokates Brisilda Vata, platforma digjitale e bën pothuajse të pamundur përdorimin e dokumenteve false, pasi të dhënat verifikohen në mënyrë të ndërlidhur nga sistemet elektronike.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka miratuar një sistem të ri digjital për menaxhimin e vizave dhe statusit të emigracionit, i cili synon të rrisë sigurinë dhe transparencën në procesin e verifikimit të dokumenteve.
Avokatja brisilda Vata shprehet se sipas këtij sistemi të ri, ekzistojnë dy kategori vizash digjitale te ndryshem per shtetasit shqiptar dhe ato te vendeve të be.
Vata thotë se platforma digjitale është krijuar për të mbrojtur të dhënat personale dhe për të parandaluar falsifikimin e dokumenteve.
Verifikimi bëhet në mënyrë elektronike përmes sistemeve të ndërlidhura midis institucioneve britanike dhe sistemeve të aplikimit, duke e bërë praktikisht të pamundur përdorimin e dokumenteve të rreme.
Ky transformim digjital pritet të përshpejtojë procesin e aplikimit për viza dhe të rrisë sigurinë në kontrollin e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar.
