Protesta para kryeministrisë, procedohet Adriatik Lapaj, ja për çfarë akuzohet

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë të tjerë, të cilët protestojnë para kryeministrisë prej disa muajsh.

Me anë të një njoftimi zyrtar, blutë e kryeqytetit e akuzojnë Lapajn për tre vepra penale, “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”;