VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (7 - 8 mars 2026)
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.
Evropa Jugperëndimore paraqitet me rrebeshe shiu dhe stuhi ere, ndërsa Alpet me vranësira dhe reshje të pakta dëbore. Pjesa tjetër e Evropës dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë, veçanërisht në Apenin, Ballkan dhe brigjet e Egjeut.
Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me mot të kthjellët dhe të ngrohtë, sidomos në bregdet. Pasditja sjell vranësira në jug me shira të dobët lokalë. Temperaturat luhaten nga 3°C deri në 23°C. Era fryn perëndimore deri 25 km/h, deti i qetë.
Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme. Britania e Madhe pritet me reshje të dendura shiu e dëbore për shkak të një cikloni në veriperëndim.
Evropa Lindore me dëborë dhe temperatura të ulëta. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit, përfshirë Evropën Qendrore, Ballkanin dhe gadishullin Iberik, dominohet nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.
Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, ne vend priten Alternime kthjellimesh dhe vranësirash; pasditja sjell shtim vranësirash në zonat qendrore dhe lindore me mundësi për rrebeshe shiu. Temperaturat luhaten nga 4°C deri në 22°C. Era fryn lindore deri 28 km/h, me dallgëzim të ulët.

