"SHBA nuk synon shkatërrimin e Iranit si vend"/ Nesho: Qëllimi është ndryshimi i regjimit teokratik që ka shkaktuar mjerim

Në "Ora e Betit", Ambasadori Agim Nesho foli mbi tensionet e fundit në Lindjen e Mesme dhe rolin e SHBA-së ndaj Iranit.

Ai analizoi situatën brenda vendit dhe ndikimin e krizës ekonomike tek popullsia.

"SHBA nuk synon shkatërrimin e Iranit si vend. Qëllimi është ndryshimi i regjimit teokratik që ka destabilizuar rajonin dhe ka shkaktuar mjerim brenda dhe jashtë vendit."- tha ai.

Regjimi mbështet grupe si Hezbollahu, Hamasi dhe rebelët Houthi në Jemen dhe ka politikë armiqësore ndaj Izraelit dhe Perëndimit.

"Kriza ekonomike është dramatike. Paga mesatare është 40 tuman në muaj, dhe një vezë kushton një tuman. Miliona qytetarë përballen me inflacion të lartë dhe mungesë të mallit bazë."- shtoi Nesho.

Pakënaqësia popullore ka qenë e pranishme për dekada, me më shumë se 35,000 të vrarë dhe mbi 50,000 të burgosur gjatë protestave të fundit, duke përfshirë intelektualë dhe gazetarë.

"Ndërhyrja e jashtme mund të shërbejë si katalizator për një revoltë të re, por popullsia është ende e frikësuar. Megjithatë, dëshpërimi ekonomik mund të tejkalojë frikën dhe të çojë vendin drejt ndryshimeve."- nënvizoi Nesho.

Çdo veprim i SHBA-së lidhet me presionin mbi regjimin dhe jo me shkatërrimin e vendit.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA E BETIT":