Trump i pakënaqur me Starmer/ Kryeministri britanik: Ky nuk është Winston Churchill me të cilin po merremi

Donald Trump është takuar me kancelarin gjerman Merz. Në një komunikim për mediat ai është pyetur për luftën në Iran, dhe mbështetjen nga vendet e tjera.

I pyetur për mendimet e tij mbi aleatët evropianë, Donald Trump thotë se ka qenë i kënaqur me disa, por me disa të tjerë jo duke përmendur këtu Starmer.

Pasi veçoi Spanjën, ai e kthen vëmendjen te Mbretëria e Bashkuar, duke u thënë mediave se “nuk është i kënaqur” me vendin.

Ai vazhdon të kritikojë Keir Starmer, ndërsa thekson: “Ky nuk është Winston Churchill me të cilin po merremi.”