“Ata janë thjesht të këqinj”/ Trump për regjimin iranian: Kanë goditur të gjithë fqinjët e tyre

Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur pse vendet po bashkohen me SHBA-në në luftën e Iranit.

“Ata janë thjesht të këqij”, tha Trump, duke iu referuar regjimit iranian.

“Nuk është politika, është e gjithë filozofia e tyre, është e tmerrshme”, u tha ai gazetarëve.

Ai përsëriti pikëpamjen e tij rreth Iranit që “sulmon të gjithë fqinjët e tij”.

“Ata kanë goditur Katarin, kanë goditur Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë goditur Arabinë Saudite, kanë goditur Omanin dhe po na ndihmonin të negocionim, të gjithë u goditën”, thotë ai.

Ai vazhdoi duke thënë se “këta njerëz janë të çmendur” dhe “nëse do të kishin një armë bërthamore, do ta kishin përdorur atë”.