Shqiptari në Izrael tregon për OraNews situatën e sulmeve iraniane, Shpella: Nuk shoh panik në popull, shpresojmë se...
Petrit Shpella, një shqiptar që ndodhet në Izrael, përmes një lidhje direkte për OraNews ka treguar për situatën nën kërcënimin e sulmeve ajrore.
Ai thotë se sirenat e alarmit dhe strehimi në bunkerë janë bërë pjesë e përditshmërisë, ndërsa popullata ndiqet nga një protokoll i qartë sigurie.
"Kur bie alarmi, ke vetëm një ose dy minuta për të arritur në një vend të sigurt. Shkollat janë mbyllur dhe mësimi zhvillohet online, ndërsa dyqanet dhe marketet mbeten të hapura. Puna vazhdon kryesisht nga shtëpia.
Çdo gjë vazhdon, punohet prej shtëpie, punohet online. Nuk ka pengesë, gjithçka është normale."-shpjegon Petriti.
Ai shton se qetësia mbizotëron dhe nuk ka panik te banorët.
"Njerëzit janë krejtësisht të qetë. Nuk shoh panik në popull. Shpresojmë se gjithçka do të sjellë një të mirë për demokracinë dhe lirinë."- tha ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
