E trishtë në Itali/ Goditi kokën teksa po luante pranë një shatervani, 10-vjeçari shqiptar ndërron jetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2026, 17:00
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Foggia të Italisë, ku ka humbur jetën aksidentalisht një fëmijë shqiptar teksa ishte duke luajtur pranë një shatërvani.
Alesio 10-vjeçar, po luante në sheshin e qytetit kur rrëshqiti, goditi kokën dhe u rrëzua në tokë në sy të të gjithë kalimtarëve.
Fillimisht humbi ndjenjat, pësoi arrest dhe më pas sipas mjekëve, humbi dhe jetën.
Përpjekjet e shërbimeve të urgjencës, të cilat kaluan më shumë se 45 minuta duke u përpjekur ta ringjallnin pacientin e vogël, ishin të pasuksesshme.
Trupi i Alesio-s është transferuar në morgun e Foggia-s dhe është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.
Në orët e ardhshme, magjistrati në detyrë mund të vendosë të urdhërojë një autopsi, informon media italiane.

