Lindja e Mesme në shënjestrën e SHBA dhe Izraelit/ Sina: Amerika kishte objektiv kryesor, eliminimin e Khameneit dhe të...
Beqir Sina, gazetar nga SHBA, në një lidhje direkte për OraNews, raporton për operacionin e fundit amerikan në Lindjen e Mesme, i cili sipas Uashingtonit ka arritur objektivin kryesor, i cili është asgjësimi i liderit shpirtëror iranian, Ali Khameinit, dhe disa drejtuesve të tjerë të lartë.
Operacioni ka shkaktuar gjithashtu shkatërrime në bazat ushtarake iraniane, por ka pasur edhe dëme në popullsinë civile.
Ekspertët paralajmërojnë se konflikti mund të përshkallëzohet, veçanërisht nëse Irani godet bazat amerikane ose ambasadat.
"Operacioni konsiderohet i suksesshëm nga SHBA, por situata mbetet e tensionuar dhe e paqëndrueshme."- tha Sina.
Zhvillimet e mëtejshme do të përcaktojnë nëse konflikti do të kalojë në një dimension më të rrezikshëm, ndërsa incidentet e fundit ndaj ambasadave amerikane janë parë si një vijë e kuqe për rajonin.
"Çdo lëvizje e Iranit mund të përshkallëzojë situatën. Vëmendje e veçantë i kushtohet sulmeve ndaj bazave dhe ambasadave amerikane."- tregoi ai.
Ndiqni intervistën e plotë:
