"Të moshuarit kërkojnë udhëzime nga nipërit e mbesat"/ Psikologia: Duhet shpjeguar moshave të treta iluzioni i IA
Në një lidhje direkte për emisionin “Epiqendër” të OraNews, psikologia Elda Ruci foli për efektet e inteligjencës artificiale tek mosha e tretë.
Ajo tha se përhapja e videove dhe imazheve të krijuara nga AI po shkakton ankth, frikë dhe konfuzion te prindërit dhe gjyshërit.
"Të moshuarit shpesh dërgojnë videot te nipërit ose mbesat dhe pyesin: ‘A është e vërtetë kjo?’ Kjo tregon nevojën e tyre për udhëzime dhe mbështetje."-tha psikologia.
Ajo shpjegoi se kur përballen me një informacion të pjesshëm ose të manipuluar, truri i të moshuarve mbush boshllëqet dhe krijon pa dashje histori të pavërteta, duke e kthyer një video të rreme në burim stresi dhe ankthi real.
"Familja luan rolin kryesor në mbrojtjen e të moshuarve nga ky fenomen. Duhet t’u shpjegojmë se çfarë është reale dhe çfarë është thjesht një iluzion dixhital."- shtoi Ruci.
Ajo nënvizoi se edukimi dhe mbështetja e familjes janë mburoja më e mirë për të ruajtur mirëqenien psikologjike të të moshuarve përballë rreziqeve dixhitale.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË:

