Inteligjenca Artificiale, Hysenllari: Problemi mbetet tek menaxhimi i ndikimit, ku nuk dallohet që kemi të bëjmë me kompjuter

Në emisionin “Epiqendër” të OraNews, gazetarja Katerina Hysenllari diskutoi për rreziqet që paraqet inteligjenca artificiale në rrjetet sociale.

Ajo theksoi se shumë llogari operohen tërësisht nga AI dhe përdoruesit nuk mund të dallojnë realitetin nga përmbajtja e krijuar artificialisht.

"Shumë llogari në rrjetet sociale menaxhohen nga AI dhe përdoruesit nuk e kuptojnë se po flasin me një kompjuter dhe jo me një person real."- shtoi gazetarja.

Ajo përmendi se ekspertët paralajmërojnë se ky fenomen mund të shkaktojë ankth dhe frikë, veçanërisht te mosha e tretë, e cila ka më pak njohuri për teknologjitë dixhitale dhe është më e ndjeshme ndaj mashtrimeve online.

"Mosha e tretë ka vështirësi për të dalluar përmbajtjen reale nga ajo e krijuar artificialisht. Kjo shpesh shkakton ankth dhe emocione negative."- tha Hysenllari.

Gazetarja shtoi se inteligjenca artificiale shfrytëzon boshllëqet në informacion dhe ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si individët perceptojnë botën, duke bërë të nevojshëm një edukim dixhital më të madh.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË: