Vr*u Egli Pashollarin në Tiranë/ Zbardhet DËSHMIA e Buçpapaj: E bëra për vetëmbrojtje

Është zbardhur dëshmia e Gazment Buçpapaj, autorit të dyshuar të vrasjes së 31-vjeçarit, Egli Pashollari. Gjatë dëshmisë së tij, ai ka pretenduar se vrasjen e ka kryer në kushtet e vetëmbrojtjes.

Sipas tij, ai ka gjetur rrugën e bllokuar dhe i ka rënë borisë, por viktima e ka sharë nga makina. Ai shprehet se kanë ecur për 100 metra dhe Pashollari, dhe pasi ka ndaluar makinën, ka zbritur dhe e ka sharë. Më pas, Buçpapaj shpjegon se janë zënë me grushte dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e ka goditur me thikë.

Buçpapaj, u arrestua mbrëmjen e të hënës në Tropojë, si autor i dyshuar i vrasjes së Egli Pashollarit më 20 shkurt te ish-Parku. Që më 20 shkurt, kur ndodhi ngjarja, 40-vjeçari ka qëndruar në Tropojë tek disa të afërm të tij.