DOSJA "METAMORFOZA"/ Avokatët e biznesmenit Pëllumb Gjoka kundër kërkesës së SPAK për thirrjen e 40 dëshmitarëve
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 3 Mars 2026, 15:56
Në dosjen “Metamorfoza”, që lidhet me krime të rënda dhe vrasjen e Gjin Ndoj, avokatët e biznesmenit Pellumb Gjoka kundërshtojnë kërkesën e SPAK për të thirrur 40 dëshmitarë.
Avokati Gurali Brahimllari thotë se shumica e dëshmitarëve nuk kanë lidhje me çështjen, përfshirë 16 policë që janë pyetur për një bisht cigareje të gjetur në vendngjarje.
Sipas tij, lista e gjatë e dëshmitarëve ka vetëm efekt mediatik dhe krijon iluzionin se SPAK ka prova të forta, ndërsa çështja po zgjatet pa nevojë.
