Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (03-04 Mars)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Europa Jugperëndimore përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe stuhi ere. Ndërsa gadishulli Skandinav, Apenini, Ballkani, Peloponezi dhe brigjet e Turqisë dominohen nga mot i kthjellët dhe i ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, Alternime kthjellimesh dhe vranësirash;do te jene më të dukshme në veriperëndim dhe qendër me rrebeshe të izoluara në veri e verilindje pasdite. Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 21°C. Erafryn veriperëndimore mbi 35 km/h, dallgëzim 1 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme. Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore priten me vranësira dhe reshje dëbore. Alpet dhe gadishulli Iberik me reshje shiu e dëbore lokale. Pjesa tjetër e Europës mbetet me mot të kthjellët dhe të ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja pritet me kthjellime dhe vranësira të lehta; pasditja sjell shtim vranësirash, më të theksuara në veri e verilindje, por pa reshje.

Temperaturat luhaten nga 2°C deri në 22°C. Era fryn mbi 35 km/h nga veriu–jugperëndimi, me dallgëzim të ulët.