Kreu vjedhje në kryeqytet, arrestohet hajduti 29-vjeçar në Elbasan
Një 29-vjeçar i akuzuar dhe dënuar për vjedhje në kryeqytet, është lokalizuar dhe prangosur në qytetin e Elbasanit.
E.Gj., banues në qytetin ku dhe u kap, ishte i dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e 8 muaj burgim në muajin tetor të vitit të kaluar, për vjedhje. Kapja e tij u bë në rrugën “17 Marsi” ditën e sotme (3 mars).
“Në rrugën “17 Marsi”, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E. Gj., 29 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 1 Tiranë, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 14.10.2025, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “vjedhja”, njoftoi policia vendore.
Veprimet procedurale do të kryhen nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilit do i dorëzohet i riu.
