Kuçana: Integriteti, vizioni i ri dhe bashkimi janë rruga drejt fitores së PD-së Durrës
Ilirjana Kucana falenderon anëtarësinë e PD Durrës për besimin dhe propozimin për të garuar për drejtimin e degës, duke theksuar rëndësinë e integritetit, vizionit të ri dhe bashkimit për të siguruar një fitore të demokratëve.
Kuçana:
Falenderoj nga zemra anëtarësinë e PD Durrës për besimin dhe propozimin për të garuar për drejtimin e degës.
Ky vlerësim më nderon dhe më motivon edhe më shumë për të vazhduar betejën tonë politike me përgjegjësi dhe përkushtim.
Besoj fort se Partia Demokratike duhet të hapet, të forcohet dhe të drejtohet nga integriteti, vizioni dhe energjia e re.
Personalisht do të mbështes një kandidaturë që mishëron këto vlera dhe që garanton bashkim e fitore për demokratët e Durrësit.
Së bashku do ta çojmë PD drejt fitores.
Jemi më afër se kurrë.
