Tryeza për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri: Duhet transparencë nga partitë politike për burimet financiare
Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri ka deklaruar se për këtë reformë do të dilet me një draft të përbashkët me Opozitën. Gjatë një tryeze të përbashkët për Reformën Zgjedhore, Gjiknuri theksoi se duhet transparencë nga partitë politike në lidhje me burimet financiare.
Sipas Gjiknurit, shëndeti financiar i partive është një nga gjërat më të rëndësishme në një demokraci.
”Me opozitën kemi vendosur të dalim e një draft të përbashkët që ky ligj të mos ketë inate partizane, por rregulla të gjithë pranuara. Shëndeti financiar i partive, është një nga gjërat më të rëndësishme në një demokraci. Sa më të konsoliduara partitë, aq më e konsoliduar demokracia. Duhet trasparencë për burimet financiare dhe të parandalojmë financime nga interesa biznesi të lidhura me pushtetit, interesa të shteteve të tjera apo nga krimi”, tha ai
