"Shqipëria në ngërç demokratik"/ Ramaj: Mazhoranca po çon vendin drejt tiranisë
Situata politike në Shqipëri përshkruhet si kaotike, me një mungesë thelbësore dialogu dhe një demokraci që vuan. Refuzimi për t'u ulur në tryezën e bisedimeve dhe vendosja e kushteve paraprake shihen si pengesa që shuajnë çdo nismë politike dhe qytetare, duke e lënë vendin në një ngërç.
Sipas analizës së situatës aktuale nga avokati Redi Ramaj në emisionin "Drejt", në "Ora news", Shqipëria po përjeton një defekt të madh demokratik.
Mazhoranca qeverisëse akuzohet se, duke përdorur të gjithë mekanizmat në dispozicion, po e çon vendin drejt një forme tiranie, të ngjashme me regjimet jodemokratike. Ky shqetësim thellohet nga pamundësia për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe mungesa e një qasjeje të drejtë për organizimin e zgjedhjeve lokale dhe qeverisjes vendore.
"Nëse dikush, pa dialoguar, pa u ulur në tryezë, pa pasur mundësinë të thotë çfarë mendon, nëse vendos kusht dhe thotë jo me këtë, jo me atë, atëherë ka mbaruar çdo lloj nisme politike, qytetare apo nismë dialogu siç e quajtët.
Unë e kuptoj që çdokush ë qoftë një kryetar i një partie të re, qoftë dikush i cili mendon se do ta shpëtojë Shqipërinë për një periudhë shumë të shkurtër, ka idetë e tij politike dhe mënyrën e tij se si do të bëjë politikë dhe si do të vijë në pushtet.
Por sot në këtë gjendje që është Shqipëria, meqënëse e nisëm me faktin se pse ne krijuam këtë forum për dialog politik, unë mendoj që kemi një difekt shumë të madh si Shqipëri.
Mungon dhe vuajmë për demokraci dhe çdo ditë e më tepër, nga pushteti apo qoftë nga politikanë të caktuar, por kryesisht nga kjo mazhorancë e cila ka të gjithë mekanizmat, po e çon vendin në një lloj tiranie ë të ngjashme me vendet e e lindjes.
Çfarë do të thotë kjo? Nëse arrijmë dhe nuk realizojmë dot zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nëse nuk kemi një qasje të drejtë dhe të arsyeshme për zgjedhjet lokale, për mënyrën se si si do i organizojmë bashkitë, si do i organizojmë pjesën tjetër të qeverisjes vendore.
Nëse nuk kemi dot, nuk prodhojmë dot shpresë dhe alternativë që në zgjedhjet qëndrore, që do të mbahen mbas tre vjetësh, ë do ketë një forcë të arsyeshme e cila mund të konkurojë dhe duhet të konkurojë siç funksionon një demokraci normale, partinë sot në pushtet.
Nëse nuk arrijmë dot të prodhojmë disa elementë që mendojmë ne janë përbashkuese për opozitën, atëherë kush është kuptimi i të bërit të opozitë?
Kush është kuptimi i të gjithë atyre qytetarëve të cilët duan një alternativë, duan të angazhohen politikisht, duan t'i japin një mesazh shprese së pari njerëzve të tyre të afërt, por dhe të gjithë atyre opozitarëve të cilët mendojnë ndryshe nga qeveria aktuale.
Për më tepër që Shqipëria është zhytur në një situatë kaotike mendojmë ne.
Jemi para ë akuzave shumë të rënda penale të ngritura ndaj anëtarëve të qeverisë, zëvendëskryeministrja, ministra të tjerë, deputetë, kryetarë bashkish. Nuk e di se sa është numri i kryetarëve të bashkisë të cilët janë marrë të pandehur apo janë dënuar nga Gjykata e Posaçme.
Dhe si përkthehet kjo për opozitën, çfarë ndodh me qytetarin, kush është ai qytetar mendojnë në Republikën e Shqipërisë që e pranon këtë korrupsion që po ndodh", u shpreh Ramaj.

