ARRSH ndan pamjet nga punimet në "Arrat e Gurrës", vijon stabilizimi i segmentit edhe gjatë orëve të natës

Në “Arrat e Gurrës” puna për stabilizimin e zonës vazhdon pa ndërprerje njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Me më shumë mjete dhe punëtorë të angazhuar, ekipet po punojnë edhe gjatë natës me intensitet të lartë për të rikthyer qarkullimin në kushte të sigurta sa më shpejt.

Autoritetet kërkojnë kujdes nga qytetarët deri në normalizimin e situatës.